Në Kumanovë dy lagje pa ujë

Për shkak të një defekti në ujësjellësin e Kumanovës, nga orët e mëngjesit, dy lagje të Kumanovës kanë mbetur pa ujë për pije. Bëhet fjalë për fshatin Çerk dhe lagjen Stacioni hekurudhor.

Mësohet se ujë gjatë ditës së sotme nuk kanë as rrugët  “Pere Toshev”, “Jovan Popoviq” , rruga “1” në lagjen “Jane Sandanski” , “Angja Rankoviq”,  rruga “112” në lagjen Karposh dhe “Lupço Arsov”. 

Nga Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” thonë se është duke u punuar në sanimin e defketeve, dhe banorët e lagjeve të lartëpërmendura sapo të mënjanohen defektet, sërish do të kyçen në rrjetin e ujësjellës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button