Komuna e Tetovës me 300 mijë euro do ta rregullojë shtratin e lumit Shkumbin, tenderin e fitoi NB Company
Komuna e Tetovës për 17 milion denarë apo pothuaj 300 mijë euro do të vendos mure mbështetëse në lumin Shkumbin, në pjesën që rrjedh nëpër territorin e qytetit. Realizues i projektit është NB Company SHPK Tetovë që është i obliguar në afat prej 90 ditësh ta realizojë ndërtimin, shkruan Portalb.mk.
Me këtë projekt, Komuna e Tetovës mes tjerash, premtoi se do të largojë deponinë e egër e cila me vite po mblidhet në shtratin e lumit Shkumbin, në pjesën ku kryesisht jetojnë romët, jo më shumë se 700 metra larg Komunës së Tetovës, e cila dita ditës po bëhet më e madhe. Madje shpesh këto mbeturina digjen, ndërsa rreziku për përhapjen e sëmundjeve rritet.
Rikujtomë se edhe në intervistën më të fundit të Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të pastroje deponinë. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj.
Ndryshe, kompania “NB Company SHPK Tetovë” është një prej kompanive me numrin më të madh të tenderëve të fituar në fushën e ndërtimtarisë të publikuara nga komuna e Tetovë derisa në udhëheqje të komunës është kryetarja aktuale Teuta Arifi.
Nga viti 2016 deri më sot, kjo kompani ka fituar më tepër se 13 projekte në Tetovë ndër të cilat ndërtim i parkingut, ndërtim të ujëmbledhësit në Malin Sharr, punë ndërtimore për intervenim në objekte infrastrukturore, rikonstruktime të rrugëve dhe rrugëve urbane, mirëmbajtje të rrjetit rrugor dhe shërbime komunale për nevojat e komunës.
- LEXO: Deponia rreth lumit Shkumbin sa vjen e shtohet, premtimet e Komunës së Tetovës ende të parealizuara
- LEXO: Tetovë, asnjë kompani s’dëshiron ta pastrojë “deponinë” në lumin “Shkumbin” (FOTO)
- LEXO: Tetovarët edhe këtë verë nuk do të shohin lumin e pastruar i cili mbytet në mbeturina
- LEXO: Tetovë, mbetet i parregulluar dhe me plot mbeturina shtrati i lumit Shkumbin, komuna sërish premton (FOTO)
- LEXO: Tetovë, lumi Shkumbin i mbushur me mbeturina (VIDEO)
- LEXO: Lumi Shkumbin përplot me mbeturina (FOTO)
- LEXO: (Foto) Tetovë, lumi Shkumbin ‘mbytet’ nga mbeturinat!