Rizaov: Pas ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi i Greqisë do të hapet etapa më e vështirë e eurointegrimeve

Gazetari Erol Rizaov në emisionin “Studio e Hapur” theksoi se nëse Kuvendi i Greqisë e ratifikon Marrëveshjen e Prespës, do të hapet etapa e re e cila do të jetë më e vështira nga eurointegrimet e vendit, transmeton Portalb.mk.

“Tredhjet vjet shkruaj për BE dhe NATO, që në kohën e Jugosllavisë. Dukej e pabesueshme se Maqedonia do të hyjë në NATO për shkak të kontestit me Greqinë, janë shfrytëzuar llogari të brendshme dhe tani kur u paraqit kjo mundësi, ne të cilit ishim të udhëzuar kemi parë me dyshim dhe dukej se do të gjendet zgjidhje. Tani nuk dua të besoj si qytetar se ky projekt i madh mund të bie. Maqedonia është në një hap para. Nëse Kuvendi i Greqisë e ratifikon marrëveshjen, do të hapet epokë e re, por do të jetë më e vështira nga eurointegrimet tona”, tha Rizaov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button