Kosovë, krerët shtetërorë kanë kryer homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova (FOTO)

Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës si dhe ata të partive politike kanë bërë homazhe e nderime te varri i Rugovës dhe kanë përkujtuar figurën e presidentit të ndjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se si bashkëpunëtor i Rugovës, ka bërë nderimet me të larta shtetërore për punën e tij, si një veprimtar i shquar politik, transmeton REL.

“Rugova ishte një prej arkitekteve të pluralizmit politik në Kosovë dhe njeri i dialogut, negociatave të marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtar të angazhimeve unifikuese të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës”, është shprehur ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Rugova me rreshtimin përkrah perëndimit dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara, ka rikonfirmuar fuqinë e ideve demokratike shqiptare në shtetkrijim.

“Në përvjetorin e 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit Historik, Kosova idealin e tij dhe të shumë brezave e ka kurorëzuar përmes unifikimit, që u manifestua me krijimin e ushtrisë sonë. Ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Adem Jasharit tani janë në rresht me ushtritë e paqes, nën flamurin e Republikës së Kosovës. Pusho i qetë, President!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook, pasi ka bërë nderime te varri i Rugovës.

Edhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka përkujtuar presidentin e ndjerë Rugova.

“Besojmë dhe shpresojmë shumë se në kulturën e tij dhe në indologjinë që e ka lënë trashëgim ne do të vazhdojmë që të ndërtojmë unitet të ndërtojmë bashkërenditje, butësi e urtësi në zgjidhjen e të gjitha problemeve që republika jonë i ka … prej zgjidhjes së protestave që e kanë kapluar ketë republikë, largimit dhe eliminimit të arrogancës politike që është bërë veti e politikanëve në Kosovës e deri të ruajta e shtetit. Ndërtimi i institucioneve funksionale dhe në shërbim të republikës. Paqe e pajtim për të gjithë njerëzit ku do ku jetojnë”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button