Veseli e përqesh LDK-në për qëndrimin ndaj dialogut, thotë se Hoti është bërë yll i opozitës

Në kohën kur presioni amerikan dhe evropian për heqjen e taksës është shtuar, e këtë e ka pranuar edhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj, të njëjtën nuk e thotë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Pas mbledhjes së parë të kryesisë për këtë sesion, Veseli tha se Amerika asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e taksës, por ka kërkuar që t’i jepet mundësi dialogut, transmeton Koha.net.

Veseli tha se me e pa opozitën dialogu do të vazhdojë, ndërsa ata që do të vendosin përfundimisht do të jenë qytetarët, përmes referendumit.

Ai ka thumbuar partitë opozitare e është tallur me disa nga to.

Akuza për pushtetin pati shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

Tha se shefi i Kuvendit e i PDK-së, në mbledhjen e parë të kryesisë, nuk u mor fare me çështjet më urgjente që, sipas tij, janë grevat në arsim e shëndetësi e të tjera të paralajmëruara në shumë sektorë të tjerë.

Kur foli për ekipin negociator, përsëriti qëndrimin e LDK-së se ai nuk ka legjitimitet.

Ndërkohë, shefi i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka kërkuar unitet derisa tha se njohja është parakusht i çfarëdo marrëveshjeje me Serbinë.

Deputetët e Kuvendit do t’i kthehen seancave plenare më 30 e 31 janar.

Kryeparlamentari ka paralajmëruar se aty do të trajtohet ligji për buxhetin, ai për pagat si dhe statuti i Trepçës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button