Fejohet Jennifer Aniston

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë fejuar pasi aktori dhe skenaristi i ka propozuar asaj të premten, në ditëlindjen e tij të 41-të.

“Justin Theroux ka pasur një ditëlindje të mahnitshme të premten, duke marrë një dhuratë të jashtëzakonshme nga e dashura e tij, Jennifer Aniston, që ka pranuar propozimin e tij për martesë”, ka thënë burimi për revistën People.

Zëdhënësi i Jennifer po ashtu ka konfirmuar fejesën, por nuk ka dhënë ndonjë datë për dasmën e tyre.

Dyshja kanë qenë miq për shumë vite, por kanë filluar lidhjen së bashku vetëm pasi xhiruan së bashku filmin “Wanderlust”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button