Gjendje e mjerueshme e shkollës në Manastir, kërkohen donacione për rregullimin e saj

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Maqedonisë, ndërsa pamje tmerruese vijnë nga shkolla në fshatin Llazhicë të Manastirit, njofton Portalb.mk. Shkolla ka 20 nxënës, është një shkollë multietnike pasi që banorët e fshatit janë shqiptarë dhe maqedonas, por numri dominues janë shqiptarët.

Shoqata joqeveritare ’22 Nëntor’i në Manastir alarmoi lidhur me kushtet në shkollën fillore periferike ‘Krste Petkovski Misirkov’ në fshatin Llazhicë të Manastirit, për rregullimin e së cilës kërkohen donacione, pasi që institucionet përkatëse nuk kanë treguar interes per të rinovuar të njejtën.

“Shkolla në fshatin Llazhicë të Manastirit është në kushte mesjetare. Aty jetojnë rreth 200 banorë dhe shkolla ka 20 nxënës, është një shkollë multietnike pasi që banorët e fshatit janë shqiptarë dhe maqedonas, por numri dominues janë shqiptarët. Shkolla është në gjendje të mjerueshme, dhe është e patjetërsueshme që të rinovohet kulmi i objektit pasi që paraqet rrezik të shembet dhe të ndodh ndonjë tragjedi. Tani së shpejti mbaron pushimi për nxënësit dhe do të rikthehen në kushtet e njëjta pranë kësaj shkolle”, tha për Portalb.mk, Sibel Alimovska, drejtoreshë e shoqatës joqeveritare ’22 Nëntor’i në Manastir.

Kushtet e këqia në shkollë
Kushtet e këqia në shkollë

Përveç çatisë, në këtë shkollë kanë probleme edhe me mungesën e bankave dhe karrigeve.

“Përveç çatisë, edhe brendësia e kësaj shkolle është në gjendje jo të mirë. Tualetet janë skandal, fasada është pothuajse e tëra e prishur, edhe në Afganistan kushtet janë më të mira sesa në këtë shkollë. Ka mungesë të bankave dhe karrigeve, nuk ka tabela interaktive, që do të thotë se ende funksionojnë si në kohët e lashta. Gjithashtu dyshemeja është në gjendje shumë të keqe. Kjo gjendje është prezentë pothuajse në të gjitha shkollat e fshatrave të Manastirit. Unë që nga viti 2017 kam ngrit zërin për këtë gjendje, por askush nuk është interesuar për këtë çështje. Shumë herë kam bë apel, por sot e kësaj dite nuk kam parë që është realizuar ndonjë vizitë nga Ministria e Arsimit apo dikush që ta sheh këtë gjendje”, theksoi Alimovska.

Ajo tha se ka komunikuar me kryetaren e komunës së Manastirit, dhe se ajo ia ka bërë me dije se komuna nuk ka mjete për të sanuar dhe rregulluar këtë shkollë.

“Kisha komunikim me kryetaren e  komunës së Manastirit dhe ajo më njoftoi se disponon me mjete jo të volitshme  për momentin pasi që ka bërë rebalanc të buxhetit, të gjitha shkollat në këtë komunë sidomos ato shqipe janë lënë shumë pas dore nga garnitura e kaluar që udhëhiqte me këtë komunë, dhe ka një buxhet shumë minimal që nuk mund të investoj në të gjitha shkollat. Prioritet për komunën momentalisht është shkolla fillore Goce Dellçev na Manastir meqë është shkollë eminente me traditë shekullore”, shtoi Alimovska.

Kushtet e këqia në shkollë
Kushtet e këqia në shkollë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë për Portalb.mk se nuk kanë njohuri për kushtet e kësaj shkolle, pasi që as komuna dhe as drejtoria apo udhëheqësia e shkollës nuk ka njoftuar këtë institucion për këtë gjendje.

Ndërkaq Alimovska thotë së institucionet shtetërore i kanë kthyer shpinën arsimit shqip në Manastir dhe se kërkohen njerëz human që të ndihmojnë të përmirësojnë kushtet për këta fëijë që ndjekin mësimin në këtë shkollë.

“Ne kemi bë thirrje për donacione që të mbledhin mjete për të rregulluar shkollën e  lartpërmendur pasi që në ato kushte është rrezik të zhvillohet mësimi. Shpresoj që ka njerëz human, pasi që politikanët na e kanë kthyer shpinën, dhe besoj që populli nuk do të na e kthej shpinën, ashtu siç nuk na e kanë kthyer sot e kësaj dite”, tha Alimovska.

Kushtet e këqia në shkollë
Kushtet e këqia në shkollë

Prindërit kërkojnë që:

  • MASH të angazhohet më shumë për arsimin shqip në Manastir
  • Komuna e Manastirit të investojë edhe në shkollat shqipe të kësaj komune

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button