Putin: Ekziston trysni e jashtme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
“Kur bëhet fjalë për Ballkanin, atëherë mund të thuhet se faktori kryesor serioz për destabilizim është politika e SHBA-së dhe disa vendeve perëndimore, qëllimi të cilëve është që ta përforcojnë dominimin e tyre në rajon”, deklaroi presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin në një intervistë për “Politka” dhe “Veçerni Novosti”, e cila është bërë para se të udhëtojë për në Serbi, njofton Portalb.mk.
“Që nga viti 1999 forcat e NATO-s, pa sanksionim të OKB-së, dy muaj e gjysmë e kanë bombarduar Jugosllavinë, ndërkaq më pas në mënyrë të dhunshme e kanë ndarë krahinën autonome të Kosovës. Në vitin 2008 Uashingtoni dhe aleatët e saj e kanë përkrahur shpallej jolegjitime të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2017, edhe përskaj qëndrimit të gjysmës së popullatës, Mali i Zi u tërhoq në NATo. U frikësuan nga referendumi për këtë çështje dhe si rezultat i kësaj, vendi tani kalon nëpërmjet periudhës së destabilizimit”, deklaroi Putin.
Putin shtoi se vitin e kaluar, ashtu siç theksoi, për shkak të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, është bërë që t’i ndërrohet emri Maqedonisë dhe t’i bëhet revizion Kushtetutës së Maqedonisë, duke e injoruar popullin maqedonas, i cili në referendumin për ndryshimin e emrit, sipas tij, është deklaruar kundër.
Sipas tij, perëndimi po kryen trysni ndaj Maqedonisë që të anëtarësohet në NATO.
“Vendi ynë, duke e njohur dhe kuptuar kompleksitetin e Ballkanit dhe historinë në rajon, gjithmonë i ka vlerësuar për hapësirë për bashkëpunim konstruktiv. Sot, Rusia në Ballkan ka shumë miq, në mesin e të cilëve vend ka zënë partneri strategjik Serbia.
Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë, Sergej Llavrov ka deklaruar se Moska nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, por ka dyshim rreth legjitimitetit të tërë procesit.
“Ne nuk jemi kundër emrit që u paraqit në fund. Ne pyesim se sa ky proces është legjitim dhe i kushtëzuar me qëllimin që të arrihet konsensus mes Shkupit dhe Greqisë ose, është shkaktuar me qëllimin e SHBA-së që të gjithë vendet e Ballkanit dhe përreth sa më shpejtë t’i tërheqin në NATO për të parandaluar çfarëdo ndikimi të Rusisë në të gjithë këto hapësira”, tha Llavrov.
Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.