Kodoshët: KL nesër mund të tërheq vendimin për dy prej tyre?

Nesër në mbledhjen e Komisionit Lustrim ka gjasa të tërhiqet vendimin për dy persona të cilët u shpallën kodoshë ndërsa emrat e tyre u publikuan në këtë adresë. Sipas TV Alfa, një pjesë e anëtareve të Komisionit për Lustrim seriozisht mendohen për të ri-hapur dokumentet e dy funksionarëve për të cilët vendimin se janë kodoshë e kanë miratuar pa konsensus dhe mbivotim. Nga ky komision nuk bëjnë të ditur nëse bëhet fjalë për shqiptarët apo maqedonasit. 

Pseudonimet e tyre janë Xheki dhe Bugi ndërsa bëhet fjalë për dy deputetë për të cilët KL ka pasur dilema serioze ti shpallin apo jo bashkëpunëtor të ish shërbimeve sekrete.

“Shqyrtojmë mundësinë ligjore për të ri-hapur këto dy raste” ka thënë Bllagoja Geshoski, anëtarë i KL.

Derisa disa nga të shpallurit kodoshë fuqishëm refuzojnë këtë vendim opozita dhe njohësit e rrethanave thonë se lustrimi që aktualisht kryhet ka për qëllim qërim hesapesh me ato që mendojnë ndryshe nga pushteti. 

Njëkohësisht, ekzistojnë informata se për shkak të specificitetit të materies dhe të dhënave nuk publikohen dosjet e spiunëve të vërtetë të cilët ende janë në poste si zyrtarë të lartë të pushtetit.

Ndërsa burime për mediet maqedonase kanë pohuar se ekzistojnë dokumente për rreth 500 mijë qytetarë të gjallë në Maqedoni se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Dokumentacion për shumicën e tyre ekziston ka thënë burimi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button