Rajçev: Dy zyrtarë të anti-korrupsionit po hetohen për aferën e kompensimeve
Kreu i Prokurorisë themelore të Shkupit, Sasho Rajçev, thotë se ekspertiza e hard disqeve nga centrali telefonik duhet të tregojnë nëse bisedat e regjistruara të prokurorëve kanë qenë të përgjuara dhe të abuzuara, njofton Portalb.mk
Dy zyrtarë të anti-korrupsionit tani janë nën hetim për aferën me kompensimet, pas së cilës erdhën dorëheqjet në Komisionin anti-korrupsion.
Rajçev gjithashtu e ndan qëndrimin e tij për statusin që duhet ta ketë PPS-ja me vazhdimin e mandatit, që në këtë periudhë është temë e nxehtë mes profesionistëve ligjorë, por edhe politikanëve të cilët duhet ta votojnë ligjin.