Kanë nisur punimet për rikonstruimin e Shkollës “Vasil Gllavinov” në Komunën e Çairit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka vizituar Shkollën Fillore  “Vasil Gllavinov”, në Komunën e Çairit ku kanë nis punimet për rikonstruimin e objektit të kësaj shkolle. I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe drejtori Qamuran Kuçi, ministri Ademi ka shprehur kënaqësinë që ky vit kalendarik fillon me një aktivitet të rëndësishëm e që lidhet me infrastrukturën shkollore, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për investim kapital dedikuar përmirësimit të kushteve për 900 nxënësit e kësaj shkolle, të cilët pas disa muajve do të mund të mësojnë në kushte dinjitoze, nëpër klasa të cilat do ti përmbushin standardet për një arsim bashkëkohor. Jemi maksimalisht të angazhuar të investojmë në përmirësimin e kushteve të mësimit, jo vetëm në këtë shkollë dhe jo vetëm në Komunën e Çairit por në të gjitha komunat, shkollat dhe institucione tjera arsimore ku ka nevojë për një gjë të tillë”, u shpreh ministri. Në buxhetin e vitit 2019, plotësoi më tej ai, në total janë planifikuar 2.4 miliardë denarë investime kapitale për ndërtimin dhe rikonstuimin e shkollave fillore, të mesme, konvikteve dhe objekteve të arsimit të lartë. Prej kësaj shume, investimet kapitale për arsimin fillor dhe të mesëm kapin vlerën e rreth 1 miliardë e 30 milion denarëve”, sqaroi më tej ministri i Arsimit.

Sa i takon rikonstruimit të shkollës “Vasil Gllavonov”, ministri Ademi tha se ky projekti do të realizohet në dy faza. Faza e parë, përfshin rikonstrumin e tre godinave me komplet sanimin e brendshëm të hapësirave si dhe rregullimin e nyjeve sanitare. Sipas tij, është mjaft e rëndësishme që në këtë fazë përfshihet edhe sanimi i tërësishëm i rrymës elektrike dhe ngrohjes qendrore në komplet objektin e shkollës. Vlera e investimit për këtë fazë është rreth 14 milion e 700 mijë denarë, kurse pas përfundimit të punimeve, do të shpallet  furnizim i ri publik, për realizmin e fazës së dytë të projektit e cila përfshin rekonstruimin e godinës së katërt si dhe sallën sportive. Për rikonstruimin e kësaj shkolle, sikurse njoftoi ministri janë siguruar edhe 10 milion e 400 mijë denarë të tjera për rikonstruimin e kulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button