Mbi 14.000 persona me sëmundje kronike kanë marrë vaksina kundër gripit

Rreth 20.000 persona janë vaksinuar me vaksinat falas për grip që i furnizon Ministria e Shëndetësisë, nga fillimi i sezonit, pesë nëntor deri në javën e parë të janarit. Pothuajse aq janë vaksinuar edhe me vaksinat komerciale që i kanë furnizuar Qendrat e shëndetit publik, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik, transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i personave të vaksinuar janë të moshës mbi 65-vjeçare, nga kjo grupmoshë janë vaksinuar rreth 11.000 persona, ndërsa numri më i ulët i personave të vaksinuar janë prej 5 deri në 29 vjeç, ose rreth një për qind. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se vaksinën për grip sezonal e kanë marrë vetëm katër fëmijë më të vegjël se pesë vjet, ndërsa në mesin e personave të vaksinuar nuk ka gra shtatzëna.

“Nga Punëtoritë shëndetësore janë vaksinuar 801 persona ose 4.1 për qind. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 14.089 janë me histori të sëmundjeve kronike. Në javën e parë të janarit nuk ka të dhëna për të vaksinuarit, ndërsa në Institucionin shëndetësor privat Neuromedika janë vaksinuar gjithsej 50 persona nga gjithsej 200 vaksina të furnizuara, ose 25 për qind”, thuhet në raportin e Qendrës për Shëndet Publik.

Nga fillimi i sezonit janë regjistruar mbi 1.400 persona të sëmurë nga gripi, prej tyre javën e kaluar janë regjistruar rreth 200. Numri më i madh janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar te fëmijët e moshës prej 5 deri 14 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë komulative te fëmijët deri në moshën katërvjeçare.

“Në krahasim me periudhën  e njëjtë të vitit të kaluar, numri i të sëmurëve me grip është rritur për 6..5 për qind. Numri më i madh i të sëmurëve janë nga Gostivari, ndërsa incidencë më e lartë komulative është regjistruar në Makedonski Brod”, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button