(FOTO)Shqipëri, 1 ton drogë kapen në Karaburun

Është kapur rreth 1 ton lëndë narkotike cannabis sattiva rreth 3 km larg Gjirit të Shën Vasilit në Gadishullin e Karaburunit. Bëjnë të ditur blutë e Vlorës.

Sipas informacioneve që kishte sektori kundër krimit të organizuar të këtij qarku paradihej që një sasi e madhe lëndësh narkotike po bëhej gati të nisej drejt Italisë nga Gadishulli Karaburun.

Ka qenë Drejtoria e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Repartin e Forcave Speciale Delta, që kanë bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike.

“Ndërkohë policia po punon me prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button