Për 20 ditë tubohen 1732 Shporta të Ramazanit

Forumi Rinor Islam vazhdon me aktivitetin e tij humanitar me moton “Shporta e Ramazanit” me qëllim të solidarizimit me skamnorët në muajin e Ramazanit. Përfaqësues të këtij forumi në bashkëpunim me sektorin e femrës kanë dhuruar pako ushqimore në qendrën ditore për persona me nevoja të veçanta në Tetovë.

Gjatë javës janë ndarë shumë pako në fshatrat e Malësisë së Sharrit. 

“Gjendemi në qendrën ditore të personave me nevoja të veçanta për të shpërndarë për të katërtën herë me radhë pakot e ‘Shportës së Ramazanit’ për këtë Ramazan. Fillimisht kemi qenë në fshatrat e Malësisë të Tetovës, për të vazhduar në fshatrat e Dervenit dhe më pas për të përfunduar në vet lagjet e qytetit të Tetovës. Deri më tash kemi arritur të shpërndajmë diku 850 pako, ndërkaq numri i pakove të ‘Shportës të Ramazanit’  të tubuara këtë vit për dallim nga vitet tjera është në nivele shumë të kënaqshme. Kemi arritur të tubojmë 1732 ‘Shporta të Ramazanit’ me c’rast ne synojmë të tejkalojmë numrin të cilin e patëm si motiv për ta arritur, ai ishte numri 2000” tha koordinatori i këtij projekti, Muhamed Jonuzi. 

Nga ky forum kanë bërë të ditur se aksioni ‘Shporta e Ramazanit’ ka gjetur një përkrahje të madhe nga ana e qytetarëve të cilët në këtë formë solidarizohen me bashkëqytetarët e tyre nevojtar. 
Duke pasur parasysh se edhe vet mesazhi i Ramazanit është solidarizimi mes njerëzve, mëshira dhe humaniteti atëherë jemi të bindur se kjo kampanjë do të përfundoj me sukses deri në fund të muajit thonë nga FRI.

“Agjërimi i muajit të Ramazanit padyshim se në vete ngërthen një sërë përparësish, mirëpo nga aspekti human tek besimtarët gjeneron dashuri ndërsa nga ana tjetër çnjerëzor, ndjenjat e urrejtjes dhe smirës” tha Suada Emruli, aktiviste në sektorin e femrës pran FRI. 

Ndërsa koordinatori i qendrës ditore Bexhet Kamberi.  falënderoi përfaqësuesit e FRI për kontributin e tyre për tu ndihmuar personave me nevoja të posaçme.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button