Jay Z: Më pëlqeu Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora është krenare me faktin se burrit të Beyonce, reperit Jay Z i ka pëlqyer albumi i saj i ri.

Këngëtarja e hitit R.I.P. ishte nervoze derisa mentori i saj nga “Roc Nation” nuk e dëgjoi për të parën herë albumin e saj të përfunduar dhe tani Rita është e lumtur që ai e ka aprovuar punën e saj, njofton Indeksonline.

Rita ka thënë për MTV: “Atij i pëlqeu. Ai më shikoi dhe më pyeti: Të pëlqen ty?”, unë iu përgjigja “Më pëlqen”, kurse ai shtoi “pra, më pëlqen edhe mua”.

Edhe pse albumi i saj i parë do të publikohet tek në muajin tetor, albumi “ORA” ka fituar shumë vëmendje, në saje të premtimeve për bashkëpunime me Drake, will.i.am dheThe-Dream dhe tani ajo shpreson se fansat e saj do kënaqen me punën e saj “të sinqertë dhe të vërtetë”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button