(UPDATE) Publikohet dosja e Ajrulit dhe Psaltirov

linkun e Komisionit për lustrim u publikua dosja e Isak Ajrulit dhe Kiril Psaltirov, të dy këshilltarë komunal, i pari në komunën e Bogovinës nga rradhët e BDI ndërsa i dyti të Gazi Babës nga rradhët e VMRO.

Ajruli si që shkruan në dosje ka vepruar me nofkën Zenit dhe si që shkruhet ka spiunuar studentët e Tetovës dhe Gostivarit, të cilët në ndeshje volejbolli kanë brohoritur “Të jetojë Shqipëria, jë jetojë Enver Hoxha.  

Ndërsa për aktorin Kiril Psaltirov nga Gazi Baba ka dokumentacion më të madh të cilin e shpalosi Komisioni.

***************************************************

Gjatë ditës së sotme pritet do të shpalosen emrat dhe dosjet e kodoshëve të rinj në ueb sajtin e Komisionit për Lustrim. Të hënën komisioni për verifikimin e fakteve mori vendim për publikimin e tyre.

Sipas kryetarit të Komisionit Tome Axhiev, emrat e dy zyrtarëve aktual, njëri këshilltar në komunën e Gazi Babës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e tjetri në Këshillin e komunës së Bogovinës nga BDI do të shpalosen pas skadimit të afatit ligjor që është sot.

Me publikimin e vendimeve dhe dosjeve të kodoshëve të cilat komisioni filloi shpalos javën e kaluar, në këtë periudhë kohore në internet faqen e Komisionit u publikuan 23 emra. Prej tyre shtatë shqiptar.

Në përpilimin e dosjeve të kodoshëve Maqedonia ka kërkuar ndihmë edhe nga Beogradi.

 Ndryshe, kryelustratori Axhiev mësohet të kishte shtuar dukshëm pasurinë e tij gjatë vitit të kaluar./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button