Edhe dy përmendore shqiptare do të “zaptojnë” qendrën e Shkupit

Në mesin e 29 përmendoreve  të cilat janë duke u vendosur në urën e Artit në Shkup do të jenë edhe emrat e gazetarit Murtezan Peza dhe Adem Gajtani bën të ditur gazeta Koha. Me këtë numri i përmendoreve shqiptare që do të jenë pjesë e projektit “Shkupi 2014” arrin në gjashtë, duke pasur parasysh paralajmërimet për vendosjen e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit.

Se kur do të bëhet vendosja e përmendoreve shqiptare ende nuk është bërë e ditur  por duket se puna me vendosjen e shqiptarëve shkon shumë ngadalë në krahasim me ato maqedonase. 
Dje u vendos përmendorja e këngëtarit maqedonas Toshe Proevskitsi dhe përmendore tjera të gazetarëve,kompozitorëve dhe artistëve maqedonas .

Përmendorja e vëllezërve Milladinovci do të jetë edhe vepra qendrore e urës së Artit në një lartësi prej 3 metrash,ndërsa përmendoret e tjera do të jenë nga 2 metra dhe do të qëndrojnë në anët e urës. Projekti i urës së Artit kushton 2,5 milionë euro dhe lidh Qendrën e Vjetër Tregtare dhe Prokurorinë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button