Pritet valë e re e shpalljeve për punësime në administratë para zgjedhjeve

Pritet valë e re e punësimeve në administratë në fund të muajit, këtë e bëjnë të ditur burime qeveritare për Tv 24.

“Burimet tona konfirmojnë se shpalljet që u publikuan para festave për atë se mbi 30 institucione hapën mbi 300 vende pune, janë vetëm fillimi i valës e cila pritet të finalizohet në shkurt. Institucionet do të mbushen që të anashkalohet periudha e vdekur pas nënshkrimit të zgjedhjeve presidenciale në 3 shkurt, kur me ligj janë të ndaluara punësimet deri në përzgjedhjen e shefit të ri të shtetit”, transmeton Tv 24.

Numrin se sa punësime do të realizohet gjatë kësaj periudhe askush deri më tani nuk e zbulon. Thonë se shumë institucione tani më kanë bërë kërkesën për pëlqim në Ministrinë e financës. Nga financat thonë se nuk kanë statistika të tilla. Obligimi i tyre është të shohin se a kanë para për ato vende pune dhe të miratohen apo jo kërkesat. Vala e shpalljeve për punësim para festave ka ngritur dyshimin e ekspertëve për vazhdimin e praktikës për mbushjen e administratës para zgjedhjeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button