Abas në Egjipt: Çështja palestineze ballafaqohet me sfida të mëdha

Çështja palestineze përballet me vështirësi të mëdha dhe probleme të pazgjidhura me SHBA-të, Izraelin dhe Hamasin. Autoritetet palestineze nuk do të dorëzohen, tha presidenti palestinez Mahmud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një vizite në Egjipt, Abbas rikujtoi se pas zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-së në Kuds, komunikimi me zyrtarët amerikanë u ndërpre dhe se zyrtarëve palestinezë iu ndalua çdo kontakt me zyrtarët amerikanë.

“Pasi SHBA-të e njohën Kudsin si kryeqytet të Izraelit, nuk mbeti më asgjë për të negociuar”, tha presidenti palestinez.

Ai gjithashtu rikujtoi se ishte takuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump katër herë deri në vitin 2017, kur u realizua takimi i fundit.

Abbas tha gjithashtu se Trump e pranoi propozimin e tij për një zgjidhje me dy shtete dhe se dy javë pas takimit, Washingtoni e shpalli Kudsin kryeqytet të Izraelit.

Duke konkluduar se zgjidhja e çështjes palestineze mund të zgjidhet vetëm në tri mënyra: në rrugën politike, ekonomike dhe të sigurisë, presidenti palestinez tha se zgjedhjet në të gjithë territorin palestinez janë mënyra më e mirë për pajtimin palestinez.

“Nëse humbim në zgjedhje, do ta dorëzojmë drejtimin e vendit”, shtoi Abbas.

Presidenti palestinez ndodhet për vizitë treditore në Egjipt, ku pritet të ketë takim edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe zyrtarë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button