Gaza, sulm ndaj zyrës qendrore të transmetuesit palestinez
Persona të maskuar kanë sulmuar selinë e Korporatës së Transmetimeve Palestineze në qytetin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, personat e maskuar sulmuan punonjësit dhe dëmtuan pajisjet brenda zyrës qendrore të televizionit.
Zëdhënësi i Qeverisë në Gaza, Salama Marouf, tha se autoritetet po e shqyrtojnë incidentin me qëllim gjetjen e autorëve.
“Ne kemi kontaktuar Drejtorinë e Televizionit të Gazës dhe kemi shprehur dënimin tonë për këtë sjellje të papranueshme”, tha Marouf.
Zëdhënësi i qeverisë shtoi se autoritetet janë “plotësisht të përgatitur për të ofruar ndihmë dhe për të hedhur poshtë të gjitha përpjekjet për të minuar lirinë e medias”.