Shpend Ahmeti paralajmëroi padi ndaj VV-së

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, për tenderin me qumështin e shujtave, për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën.

“Me padi për shpifje”, ka komentuar shkurt Ahmeti këto akuza për Kallxo.com.

Asamblisti i VV-së, në komunën e Prishtinës Eman Rrahmani, sot gjatë ditës ka mbajtur konferencë për media ku e ka akuzuar Ahmetin për dëmtim të buxhetit të Komunës për 500 mijë euro.

Ai akuzonte se tenderi për qumështin e shujtave në vitin 2014 kishte kushtuar 200 mijë euro, ndërsa i njëjti tender, me të njëjtin produkt në vitin 2017 ka kushtuar 730.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button