Pesë këshilla të thjeshta kundër stresit

Gjithkush dëshiron më pak detyrime, një ditë më të gjatë, një jetë paqësore... Por që sot ju mund t'i ktheni shpinën stresit - nëse ju i vendosni vetes qëllim.

Një nga grackat më të mëdha të stresit është se ai ushqehet vetvetiu. Ju siguron se nuk mund të gjeni pak kohë për veten. Ja se si të filloni luftën kundër stresit, madje edhe kur nuk keni kohë, transmeton Panacea.al.

Gjeni mantrën tuaj

Mbani mend tre deri në pesë thënie të cilat do t’ju kthejnë në jetë kur gjërat të shkojnë keq. Për shembull, “Unë mund ta bëj” ose “Ajo që nuk mund të më shkatërrojë, do të më forcojë”, ose imagjinoni ndonjë pamje të bukur e cila do t’ju shërbejë si strehë gjatë momenteve stresuese: pamje nga vendi më i bukur në plazh, rrugë në pyll në të cilën shpesh ecin ose diçka tjetër, gjë që është veçanërisht e këndshme për ju.

Jini mirënjohës

Është e vështirë të jesh mirënjohës nëse je nën stres. Ndani pesë minuta në ditë për të falënderuar të gjitha dhuratat e jetës. Së pari merrni frymë dhe nxjerrni frymën.

Merrni drejtimin e duhur

Bëni listën e ngjarjeve të cilat ju bëjnë të lumtur dhe të atyre që ju marrin energjinë gjatë ditës. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të kuptoni se cilën rrugë duhet të vazhdoni.

Filloni me gjëra të vogla

Mos u ngarkoni me ndryshime të mëdha, filloni me gjëra të vogla. Për shembull, ndryshoni atë që hani për mëngjes dhe ky mund të jetë hapi i parë në rrugën që do t’ju çojë në jetën që ju dëshiron.

Përcaktoni qëllimet tuaja

Një proverb kineze thotë: Nëse keni ndonjë problem të cilin nuk mund të zgjidhni, atëherë ai ndoshta nuk është problemi juaj. Nëse jeni përpjekur për një kohë të gjatë ndaj diçkaje, por jeta u funksionon mirë edhe pa atë, atëher pyesni veten nëse ky shqetësim është i nevojshëm për ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button