Zjarr i madh në Bellanoc të Likovës

Zjarr i madh prej dje pasdite ka përfshir Karadakun e Kumanovës, në trekëndshin e kufitar Maqedoni-Kosovë – Serbi. Mësohet, të jenë përfshirë rreth 200 hektarë pyje përgajtë brezit kufitar. Më së shumti kanë pësuar pyjet në fshatin Shtrazë, ku thonë se pyjet janë shkrumbuar tërësisht, kurse prej dje pasditre flakët e zjarrit janë përhapur edhe nëpyjet e Bellanocit , që gjendet mu në brezin kufitar me Kosovën. Banorët thonë se era po e orienton zjarrin herë këndej e herë nga territori i Kosovës. 

“ Për fat të keq deri tash askush nga institucionet shtetërore  ska intervenuar për lokalizimin e zjarreve, edhe pse kemi apeluar me kohë.Jemi munduar vetë fshatarët të organizohemi dhe të shuajmë zjarrin. Por e kotë ishte sepse zjarri është i madh e pa mjete për shuarje të zjarrit smundet të bëhet asgjë” na tha Qazmedin Rexhepi banor vendor. 

Nga ana tjetër Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës na njohtoi se ka kërkuar nga Drejtoria për menaxhim me kriza të intervenohet në shuarjen e zjarreve, por do ti njohtoj edhe me shkrim, ka thënë ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button