Ali Ahmeti në Kosovë për përmbylljen e pavarësisë së mbikqyrur

Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në manifestimet që janë organizuar me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryetari Ahmeti ka realizuar disa takime biletarele në atmosferë miqësore dhe festive edhe atë me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Filip Riker, komisionerin për zgjerim të KE-së, Shtefan Fyle, diplomatin Frank Uisner, shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, Presidentin Marti Ahtisari si dhe me kreun shtetëror të Republikës së Kosovës, Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaci, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, si dhe me përfaqësues të partive politike në Kosovë dhe personalitete tjera.

Temat kryesore që janë diskutuar janë sigurisht përmbyllja e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës si dhe e ardhmja e rajonit, bashkë me prospektet Euroatlantike të rajonit si dhe zhvillimet në Maqedoni në kontekst rajonal.

Kryetari Ahmeti ka vlerësuar lart rolin e faktorit ndërkombëtarë në arritjen e pavarësisë së Kosovës që mundësoi stabilitet të qëndrueshëm në rajon si dhe faleminderoi miqtë për përkrahjen që i japin Maqedonisë dhe vendeve të rajonit për anëtarësim në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Te gjithë bashkëbiseduesit përsëritën qëndrimin që vendi i Maqedonisë dhe i rajonit është në strukturat Euroatlantike dhe kjo do të sjellë paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri si dhe do të mundësojë zhvillimin ekonomik.

Kryetari Ahmeti u shoqërua nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi si dhe deputeti Xhevat Ademi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button