BDI sot nuk voton kundër por zvarrit procesin

BDI ka ndryshuar sot strategjinë e betejës në Parlament. Në vazhdimin e seancës së 40-të plenare nuk votoi kundër Propozim ligjit për ndjekjen e komunikimeve elektronike, siç bëri të ditur të hënën, por vendosi të tërheq deputetët nga salla për të pamundësuar sigurimin e 82 deputetëve të nevojshëm për të votuar këtë ligj. Kjo ishte arsyeja që numri një i Kuvendit dha pauzë prej 15 minutave, duke kërkuar nga koordinatorët të sigurojnë kuorum. 

Pas pauzës koordinatori i BDI-së Talat Xhaferi kërkoi pauzë tjetër prej një ore, për siç tha ai angazhime të grupit parlamentar dhe përgatitje të tij për diskutim rreth ligjit të branitellave në Komisionin për punë dhe politikë sociale. Ky komision filloi në ora 14:00 ku deputeti Xhaferi vazhdoi me fjalimin e tij të nisur javën e kaluar që zgjati mbi 10 orë, ndërsa séance plenare ishte caktuar të vazhdojë në ora 15:00.

Nuk dihet nëse deputetët e BDI-së do të hynë në sallë për të votuar kundër apo do të bojkotojnë seancën plenare. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button