Televizioni turk ka transmetuar video të re për rastin e gazetarit të vrarë Khashoggi (VIDEO)
Televizioni shtetëror turk ka transmetuar një video-incizim në të cilin shihet një person duke dalur nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me qanta në duar në të cilat, siç thotë televizioni, gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë Jamal Ksashoggi, transmeton REL.
Në incizim shihet sesi një person nxjerrë pesë qanta përmes daljes kryesore të Konsullatës në të cilën Khashoggi u vra në fillim të tetorit, raporton Reuters.
Autoritetet saudite nuk i janë përgjigjur Reutersit për komente rreth këtij incizimi.
Khashoggi, një kritik i princit të kurorës Muhammed bin Salman, u vra nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor. Arabia Saudite ka mohuar njoftimet se Princi i kurorës ishte i lidhur me vrasjen që shkaktoi dënime globale.
Exclusive video footage and a book by two Turkish journalists reveal some new details on the killing of Saudi journalist Jamal Khashoggi pic.twitter.com/3QVCnayCk6
— TRT World (@trtworld) December 31, 2018