Një tërmet 7 ballë ka goditur Filipinet

Një tërmet 7 ballë ka goditur jugun e Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës për Hulumtime Gjeologjike të SHBA-ve (USGS), tërmeti 6,9 ballë në afërsi të qytetit Davao të ishullit Mindanao që gjendet në jug të Filipineve, është rishikuar në 7 ballë.

Epiqendra e tërmetit e cila është Pondaguitan është regjistruar në thellësi prej 60,1 kilometra, ndërsa ende nuk është njoftuar për viktima ose të plagosur.

Ndërkohë Qendra për Paralajmërime të Cunamit në Paqësor hoqi paralajmërimin se mund të ndodhë cunami në rajonin e tërmetit.

Ndërsa Instituti Vullkanik dhe Sizmologjik i Filipineve njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 7,1 ballë, në thellësi prej 49 kilometra.

Pamjet e para nga tërmeti u shpërndanë në rrjetet sociale. Qyteti Davao ka një popullsi prej 1,6 milion banorë.

Filipinet shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku më 15 tetor 2013 kishte ndodhur tërmet me magnitudë 7,2 ballë, ku si pasojë humbën jetën 144 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button