Dy shqiptare detyrohen në prostitucion në Gostivar

Një banore 51-vjeçare e Gostivarit dyshohet se dy shtetase shqiptare disa muaj i ka mbajtur nën dry dhe i ka detyruar të japin shërbime seksuale. Njëra vajzë është e mitur dhe ka 17 vjeç, ndërsa tjetra 19 vjeç.

Dy shqiptaret para disa muajve erdhën në Maqedoni për të punuar si kamariere në restorantin Delfinë. Por, pronarja ua mori pasaportat dhe duke i kërcënuar me rrahje i detyroi të bëjnë prostitucion. Për shërbimet e dyshuara ka marrë nga 30 deri në 50 euro për një klient, të cilat gjysmën ua ka dhënë vajzave, ndërsa gjysmën i ka mbajtur për vete. MPB kundër të dyshuarës ngriti kallëzim penal për tregti me njerëz dhe tregti me persona të mitur.

E dyshuara nga Gostivari nuk është arrestuar, meqë nuk ka qenë në objektin hotelierik gjatë bastisjes. Policia vazhdon kërkimin e saj. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button