Foto të reja nga Planeti Mars

Në imazhet e fundit të publikuara nga NASA, roboti tregon veten, e në sfond qendron sipërfaqja e “Planetit të Kuq”. 

Imazhet e marra së fundmi janë marrë pak momente pasi inxhinierët e NASA-s dërguan komandën e pastrimit të objektivit të super aparatit fotografik që ishte ndotur nga pluhuri marsian. Ato kanë një cilësi më të mirë .

“Curiosity” është në ditën e 33 të misionit të tij në Mars. Ai u ul në sipërfaqen e “Planetit të Kuq” më 6 gusht e që prej asaj dite ka sjellë imazhe mahnitëse nga sipërfaqja e Marsit, por jo vetëm. 

Misioni prej miliarda dollarësh i NASA-së është i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë në kërkimet hapësinore dhe agjencia amerikane shpreson shumë në marrjen e të dhënave për të analizuar përbërjen e shkëmbinjve marsianë. 

Aparati do të përdorë rrezet ultra-vjollcë me anë të të cilave shkencëtarët e NASA-s shpresojnë të diktojnë karbonate dhe minerale të tjera që do të dëshmojnë se dikur sipërfaqja e Marsit ka patur ujë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button