Ambasada e SHBA-së dhe Kryqi i Kuq me aktivitete humanitare

Aksion për dhurimin e gjakut dhe produkteve ushqimore u organizua sot në Ambasadën e Amerikës në Shkup. Ky është viti katër kur Ambasada e Amerikës dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë organizojnë një aksion të tillë. Kjo ngjarje është një pjesë e një nisme gjithë botërore e propozuar nga Presidenti Barak Obama, për nder të viktimave të 11 Shtatorit, tha në fjalimin e tij ambasadori amerikan Pol Wholers.

“Nesër është 11 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Është ditë për të kujtuar ata që i kemi humbur dhe për të qëndruar së bashku me familjet dhe të afërmit. Kujtojmë afër 3 mijë njerëz të pafajshëm që humbën jetën atë ditë, mes të cilëve kishte qytetarë nga 90 shtete” tha Wholers.

Gjaku dhe produktet e grumbulluara do tu shpërndahen familjeve me nevojë nga vendi ynë, tha Sait Saiti, sekretar gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

‘Organizohet ky aktivitetet humanitar për të katërtën herë në shenjë përkujtimi të sulmeve të shtatorit 2001. Aktiviteti qëndron në atë se bëhet dhurimi i gjakut dhe grumbullohen artikuj ushqimor, është aktivitet masovik. Shpresojmë se ato që i grumbullojmë gjatë aksionit gjatë periudhës së dimrit do tu dalim në ndihmë atyre që kanë nevojë” tha Saiti.
a
Ndryshe, në aktivitetin humanitar për grumbullim të artikujve ushqimore dhe dhurim të gjakut kanë marr pjesë ambasadorë të shteteve të huaja në vend, kryetari i Parlamentit Trajko Vejanovski, deputetë të partive pozitare dhe opozitare, përfaqësues të Bashkësisë Islame dhe Grupe tjera fetare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button