Protestat kundër shtrenjtimeve vazhdojnë

Iniciativa qytetare “Aman” nesër vazhdon me organizimin e protestave në të cilat do ta shprehë revoltën për shkak të shtrenjtimeve të energjensave me çka bëri thirrje për masovitet nga qytetarët. 

“Duam të tregojmë se madje edhe njerëzit të cilët punojnë, me vështirësi të madhe i paguajnë faturat, ndërsa paramendoni në çfarë situate janë të papunët e falimentuar, personat me nevoja të veçanta, personat që shfrytëzojnë ndihmë sociale.

Prandaj njerëz ejani nesër në protestë të qetë në ora 18:00, të protestojmë kundër rrymës së shtrenjtë, nxehjes dhe derivateve të naftës. Vetëm me protesta të qeta por masovike mund ti detyrojmë që ti ulin çmimet”, apeluan sot nga Iniciativa qytetare “Aman”. 

Nga “Aman” kërkuan edhe sqarim nga shoqatatat e Sindikatave. “Kërkojmë që Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe shoqatat tjera të Sindikatavce ti mbështesin këto protesta për të mirën e punëtorëve. Përderisa nuk i mbështesin le të dalin publikisht dhe le ta tregojnë arsyen”, thonë nga “Aman”

Lajme të ngjashme

Back to top button