Sulm vetëvrasës në Ministrinë e Jashtme të Libisë

Tre persona e kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme të Libisë, në kryeqytetin Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook lidhur me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar thuhet se në sulmin vetëvrasës ndaj ndërtesës së Ministrisë së Jashtme në Tripoli kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e ministrisë, thuhet se një grup i armatosur për të cilin dyshohet se përbëhet nga militantë të organizatës terroriste DEASH, kanë hyrë në ndërtesën e ministrisë dhe kanë hapur zjarr. Më pas personat e armatosur kanë hedhur veten në erë.

Ndërkohë bëhet e ditur se forcat e sigurisë pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë mbyllur trafikun për të gjitha rrugët që çojnë drejt ministrisë.

Theksohet se ministri libian, Mohamed Taher Siala, nuk ndodhej në ndërtesën e ministrisë gjatë kohës kur u krye sulmi. Ai ndodhej për një vizitë në qytetin Zavije në perëndim të vendit bashkë me kryetarin e Këshillit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Fajiz es-Serrac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button