Hanije: Vrasësi i fëmijëve, Netanyahu, nuk ka të drejtë të shpifë kundër Erdoganit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, “vrasës i fëmijëve”, nuk ka të drejtë të shpifë kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili është mbështetës i të shtypurve në botë, tha kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hanije, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Hanije i dënoi deklaratat e kryeministrit të Izraelit kundër Erdoganit dhe Turqisë.

Hanije tha se Netanyahu e sulmoi presidentin turk në frikë dhe panik si rezultat i rezistencës së popullit palestinez, suksesit të lëvizjeve të bojkotit në botë dhe akuzave për korrupsion me të cilat ai përballet.

“Netanyahu, vrasësi i fëmijëve që ushtron terror dhe persekutim në Palestinë, nuk ka të drejtë të japë leksion mbi njerëzinë dhe të shpifë kundër Erdoganit, i cili është mbështetës i të shtypurve në botë”, tha lideri i Hamasit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button