Edhe dhunuesit e Selës dhe Shekerinskës kanë kërkuar amnisti

Sot skadon afati për dorëzim të kërkesave për amnisti për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk .

Deri më sot, në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 38 kërkesa për amnisti nga të akuzuarit në disa raste të cilat kanë të bëjnë me 27 prillin.

Në mesin e tyre që kanë kërkuar amnisti janë deputetët Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, por edhe Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Angellov  Qose, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski – Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesë për amnisti kanë dorëzuar edhe Boris Damovski, njëri nga tre udhëheqësit e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe kolegu i tij, Igor Durllovski.

Jane Çento dhe Igor Jug, të cilët në mesin e 33 të akuzuarve për 27 prill, në seancën e fundit deklaruan se nuk do të kërkojnë mëshirë, por drejtësi.

Kërkesë për amnisti mund të dorëzojnë edhe tanimë të dënuarit për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela, por edhe për sulmin kundër ministres Radmilla Shekerinska. Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.

Të akuzuarit mund t’i dorëzojnë kërkesat për amnisti personalisht ose nëpërmjet postës. Pas skadimit të afatit për dorëzim të amnistisë, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej 5 ditëve të përgjigjen në lidhje me atë se kush do të falet, e kush jo.

Ligji për amnisti të enjten e javës së kaluar u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pasi që e nënshkruajti presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Kuvendi i Maqedonisë më 18 dhjetor, me procedurë të shkurtër, me 95 vota “për” e votoi ligjin për amnisti për 27 prillin e vitit të kaluar.

Sipas ligjit për amnisti, nuk kanë të drejtë që të falen organizatorët, personat që kanë kryer dhunë, personat që kanë mbajtur armë, por edhe personat zyrtar që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre.

Për ndodhitë e 27 prillit gjithsej akuzohen 33 persona, prej të cilëve 31 për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

LEXO: Këto janë personat që pritet të mos amnistohen për dhunën e 27 prillit (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button