Vetvëvendosja: Qeveria e Maqedonisë tenton shlyerjen e tërësishtë të UÇK-së

Lëvizja Vetëvendsoje, u bën thirrje subjekteve politike shqiptare në Maqedoni që të jenë në krye të përgjegjësisë kombëtare.

“Na duhet bashkim për mbrojtjen e interesave shqiptare. Tirana dhe Prishtina të vihen në shërbim dhe ndihmë të popullit tonë në Maqedoni” thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

“Përgjatë viteve të fundit, e sidomos prej ardhjes së Gruevskit në pushtet, Qeveria maqedone ka qenë vazhdimisht më e egër ndaj të drejtave dhe kërkesave të drejta shqiptare në Maqedoni. Shqiptarët iu kanë nënshtruar një mohimi identitar, diskriminimi social, veçimi kulturor, represioni policor e përçmimit akademik” thuhet në reagim.

“Maqedonia ndodhet në krizë qeveritare. Jo sepse janë hidhëruar shqiptarët-ata të cilët kanë arsye madhore dhe të përditshme që të jenë të pakënaqur me pushtetin maqedon. Por, sepse është hidhëruar Gruevski- ai që po dëshiron edhe më tutje ta thellojë projektin e tij për pakësimin e të drejtave shqiptare dhe dobësimin e kombit shqiptar në Maqedoni”,  thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje më tej në reagim shkruan “Kriza artificiale pati për shkas nderimin publik që ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi e shfaqi para një memoriali të ushtarëve të UÇK-së. Gruevski doli e tha se kjo ishte sjellje e papërgjegjshme dhe thikë pas shpine për koalicionin qeverisës, duke e kritikuar BDI-në se e kishte ndryshuar sjelljen për të keq ndaj vlerave bazike të shtetit maqedon”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button