(VIDEO) Në Youtube u publikua video ‘Ushtarët maqedonas u sulmuan në bazën e SHBA-së në Afganistan’

Në Youtube është publikuar një video ku thuhet se në sulmet e djeshme të bazës në Afganistan, kanë qenë edhe ushtarët maqedonas. 

Në incizim dëgjohen fjalë në gjuhën maqedonase dhe angleze. Por nuk ka informacione se a është kjo video autentike e sulmeve të djeshme. Megjithëse shkruhet se është publikuar dje me 8 shtator.

Dje Ministria e mbrojtjes kumtoi se një vetë vrasës me bombë ka tentuar ta sulmojë bazën e NATO-s në Kabul, ku janë edhe 100 ushtarë maqedonas.

“Gjithë ushtarët maqedonas në kontingjentin ISAF janë mirë dhe të sigurt. Pas ngjarjes janë marrë të gjitha masat taktike për çka edhe janë marrë lavdata  nga an e komandantit të bazës për reagim të drejtë dhe në kohë” thuhet në komunikatë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button