Strugë, RDK- të dorë hiqen ata që manipuluan nxënësit e Podgorcit!

RDK-ja e Rufi Osmanit, dega strugë, ka reaguar për protestën e prindërve dhe fëmijëve shqiptarë të fshatit Podgorcë, Strugë me rastin e mbylljes së paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në këtë fshat. 

“RDK, Dega Strugë, vlerëson se prindërit e fëmijëve të fshatit Podgorcë përfundimisht e gjetën adresën e vërtetë se ku duhet të protestohet dhe të kërkohet përgjegjësi për mashtrimin dhe manipulimin, për motive të ulta politike që u është bërë atyre për 3 vite me radhë. Kjo adresë është pikërisht Komuna e Strugës, respektivisht Kryetari i Komunës dhe titullarët e tjerë përgjegjës të arsimit në të, nga ku edhe lindi manipulimi dhe premtimi bosh se këta fëmije do të mësojnë në gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë të Strugës” thuhet mes tjerash në reagimin e RDK-së.

“Që kjo çështje nuk është zgjidhur, dëshmi janë protestat e prindërve të fëmijëve. Që kjo çështje nuk është zgjidhur dëshmi janë edhe vet deklaratat e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë manipulim. Që kjo çështje nuk është zgjidhur dëshmon sjellja e atyre “që mizën e kanë nën kësulë”. Sa për informacion, të gjithë e dinë se në pjesën e Mariovës, Ministria e arsimit për një nxënës të vetëm hapi klasë, dërgoi mësues, e çka nuk bëri që të vijohet mësimi normalisht, kurse këtu, në Podgorcë për 21 nxënës nuk lejon ka ligji dhe kushtetuta! Totalisht e papërgjegjshme!” kumtojnë nga RDK, Strugë.

RDK-ja Strugë gjithashtu kërkon që personat e përfshirë në këtë manipulim të japin dorë heqje.

“Në fund fare, Dega e RDK-së në Strugë, edhe një herë kërkon që të gjithë ata persona, titullarë të posteve zyrtare, të cilët kanë qenë të përfshirë në mashtrimin e prindërve të këtyre fëmijëve, në mënyrë direkte ose indirekte, urgjentisht, për arsye morale si prindër që janë, TË JAPIN DORËHEQJE të parevokueshme nga pozitat që i mbajnë dhe të kërkojnë falje publike për dëmin që u është shkaktuar fëmijëve të pafajshëm” thuhet në reagim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button