ZËRI letër Presidentit të Shqipërisë për Podgorcën, të reagon!

Lëvizja Qytetare ZËRI i ka shkruar presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani duke kërkuar nga ai të reagojë për mbylljen e paraleleve shqipe në fshatin Podgoricë të Strugës.

“Duke marrë parasysh situatën e fundit të krijuar në qytetin e Strugës, ku qytetarët shqiptar shprehën pakënaqësinë e tyre në formë të protestës duke kundërshtuar politikat diskriminuese të qeverisë Gruevski, rreth mbylljes se paraleleve shqipe ne fshatin Podgorcë të qytetit të Strugës” shkruhet në letër.

ZËRI më tej shkruan se vendimi i Ministrisë së arsimit të Maqedonisë të mbyllen paralelet në gjuhën shqipe është në kundërshtim me vullnetin e nxënësve dhe prindërve të cilët kërkojnë të respektohet vullneti i tyre si dhe e drejta kushtetuese për të studiuar në gjuhen amtare dhe jo maqedonase.

“Kërkesat e prindërve shqiptar për tre vite me radhë kanë hasur në vesh të shurdhër edhe nga klasa politike shqiptare e këtushme e cila nuk ka mundur të realizoj të drejtën e tyre kushtetuese për mos mbylljen e paraleleve shqipe në fsh.Podgorcë të Strugës” shkruhet në letër.

Lëvizja Qytetare Zëri në emër të popullit shqiptar të R.M. si dhe në emër të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në të cilën thuhet: neni 8 alineja 1  “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, kërkon nga Presidenti Nishani si garantues i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ne kuadër te kompetencave të tij të reagon për mos mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe si dhe në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në fsh. Podgorcë dhe më gjërë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button