(VIDEO) Dy tornado të fuqishme kaplojnë New York-un

Dy tornado të pazakonta kanë goditur lagjet Queens dhe Brooklyn të New Yorkut duke dëmtuar dhjetra shtëpi e duke shkëputur linjat e energjisë elektrike.

Shpejtësia e erës arrinte deri në 113 km në orë. “Ishim të gjithë të frikësuar. Xhamat e dritareve u thyen, ikën dritat. Të gjithë po dridheshim”,-tha një banore e zonës.

Njoftohet se nuk ka as viktima e as të plagosur, megjithatë, tornadot kanë çuar në pezullimin e turneut të tenisit US Open.

Policia evakuoi të gjithë njerëzit që po ndiqnin gjysmëfinalen mes Djokovic dhe Ferrer, e cila do të vazhdojë sot. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button