Francë, rritet në 10 numri i viktimave në protesta

Drejtuesi i një automjeti në qytetin Perpignan të Francës ka humbur jetën pasi është përplasur me një automjet tjetër i cili ishte detyruar të qëndronte në pritje në kryqëzimin e bllokuar nga “jelekët e verdhë” që protestojnë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas medias franceze, në aksidentin e ndodhur mbrëmë drejtuesi 36 vjeçar i automjetit ka humbur jetën pasi është përplasur me një automjet tjetër i cili po qëndronte në pritje në kryqëzimin e bllokuar nga “jelekët e verdhë”.

Ndaj autorëve të protestës është iniciuar hetim me akuzat “vrasje të paqëllimshme dhe bllokim të qarkullimit të trafikut”. Në këtë mënyrë thuhet se është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën në ngjarjet e ndodhura gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” në Francë.

“Jelekët e verdhë”, që nga 17 nëntori mbajnë protesta të mëdha në shumë qytete, kryesisht në kryeqytetin Paris, duke mbyllur dhe bllokuar rrugët në të gjithë vendin. Protestat e nisura nga “jelekët e verdhë” si reagim i përkeqësimit të kushteve ekonomike dhe ngritjeve të çmimit të karburanteve në Francë u shndërruan më pas në zemërim dhe rebelim kundër Qeverisë së presidentit francez Emmanuel Macron, duke u bërë kështu edhe protestat më të dhunshme të viteve të fundit.

Kujtojmë se deri më tani në protesta kanë humbur jetën gjithsej 10 persona, janë arrestuar 4.341 persona ndërsa janë plagosur më shumë se 1.000 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button