Krerët e Qeverisë Kosovare demantojnë Clintonin

Ka më shumë se dy muaj që sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është duke u demantuar nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vartësi i tij, Behgjet Pacolli.

Të dy thonë se Kosova është e njohur nga 91 shtete, e jo nga 89, sa ka deklaruar ajo gjatë një konference të mbajtur në Kolegjin Wellesley në Boston. Thaçi e Pacolli nuk janë mjaftuar as me përforcimin e deklaratës së Clintonit nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në mënyrë që më pas ta korrigjojnë shifrën e njohjeve. 

Administrata e SHBA-së ka thënë në mënyrë decidive se Uganda dhe Nigeria nuk kanë dhënë dëshmi se e kanë njohur shtetin e Kosovës.

“SHBA-ja është në dijeni se 89 shtete e kanë njohur Kosovën. Ka pasur pohime se Uganda dhe Nigeria e kanë njohur Kosovën. Por letra që ne e kemi parë të dërguar nga kryetari i Ugandës, Museveni, zëvendëskryeministrit Pacolli, nuk përbën njohje. SHBA-ja po ashtu nuk ka parë notë diplomatike nga Qeveria e Nigerisë që do të tregonte se e ka njohur Kosovën”, ka thënë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. 

Pse këto dy shtete vazhdojnë të qëndrojnë në listën e njohjeve, pse qëkur është dhënë ky njoftim nga SHBA Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet dhe pse LDK “konsideron” se Kosovën e ka njohur edhe Kina./koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button