Turqi, për nderin e saj, preu kokën përdhunuesit

E përdhunoi me muaj të tërë. E la shtatzënë. E solli atë deri në pikën ku nuk mund të duronte më. Ajo e qëlloi atë e pastaj ia preu kokën, që ta ruante nderin e saj.

26-vjeçarja Nevin Yildirim është nënë së dy fëmijëve dhe një të treti që e pret. Ajo është në muajin e pestë të shtatzënësie, ndërsa babai, siç thotë ajo, është 35 vjeçari Nurettin Gider, i afërm i saj, po ashtu baba i dy fëmijëve tjerë. Pas vrasjes ajo është arrestuar dhe po e pret gjykimin.
Siç raporton CNN, Yildirim i tha policisë se Gider saj, që ishte i martuar me tezen e burrit të saj, e ka dhunuar për herë të parë kur burri largua në janar në qytet për shërim, pas pushimit sezonal. 

Ai e kërcënoi se do të vriste atë dhe fëmijët e saj, nëse dikujt i thotë se kjo ka ndodhur. Përdhunimet vazhduan edhe në muajt e ardhshëm. Më vonë ai kërcënoi se do t’ia tregojë të gjithëve fotot e saj lakuriq.

Më 28 gusht, Yildrim ka parë se si Gider ngjitet në murin prapa shtëpisë së saj. Ajo e mori armën nga muri. “E dija se ai do të më përdhunojë përsëri”, tha ajo dy ditë më vonë në seancën përgatitore, para gjykatës. Sipas saj, edhe përdhunuesi ishte i armatosur, ndaj u përpoq të nxirrte armën. Ajo e qëlloi disa herë, përfshirë edhe në bigëzim.

Kur ai ra i vdekur, e mori një sëpatë, e preu kokën e tij dhe eci me të në sheshin e fshatit ku të gjithëve u tha: “Mos më flisni pas shpine, mos luani me nderin tim. Kjo është koka e njeriut që ka luajtur me nderin tim! Thoshte se të gjithëve do t’ju tregojë për përdhunimin. Vajza ime këtë vit shkon në shkollë. Të gjithë fyejnë fëmijët. Tash askush nuk mundet. E shpëtova nderin tim. Tash fëmijët e mi do të jenë fëmijët e gruas që mbrojti nderin e saj”./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button