Shtesat që i ndau Këshilli Gjyqësor, sipas ministres Deskoska janë të paligjshme dhe skandaloze

I paligjshëm është vendimi i Këshillit Gjyqësor Buxhetor për rritje retroaktive të shtesave të pagave, për muajin shtator dhe tetor të këtij viti, tha sot në konferencën për media, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

“Dje, në mbledhje, pa marrë ftesë për pjesëmarrje, kanë sjellë vendim për rritje retroaktive të shtesave të pagave. Vendimi i Këshillit Gjyqësor Buxhetor për këtë rritje është i paligjshëm. Kujtoj se bazë ligjore për rritje të shtesës së pagave kanë të gjithë gjykatësit, por jo edhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Kur vetë i ndajnë shtesat, të cilat nuk u takojnë, jo vetëm se është skandal, por është e paligjshme”, tha Deskoska.

Përndryshe, sindikata ka njoftuar se Këshilli Gjyqësor ka sjellë vendim që t’i zmadhojë pagat e veta dhe pagat e gjykatësve për 35 për qind, dhe se vendimi ka efekt retroaktiv, që do të thotë se pagesa e shtesave e pagave është përafërsisht rreth 31 mijë denarë për muajin shtator dhe tetor të vitit 2018.

LEXO: Ligji i gjykatave është në rregull sipas Komisionit të Venedikut, sot i dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button