Marrëveshje, Maqedonia dhe Serbia do ta ndihmojnë njëra tjetrën në rast të katastrofave

Qeveria e Maqedonisë sot në seancën e 110 të Qeverisë e ka miratuar raportim për mbarimin e bisedimeve për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria informojnë se me nënshkrimin janë të përfshira çështjet në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit të popullatës dhe të mirës materiale në nivel bilateral, por edhe bashkëpunimi në pjesën e dhënies dhe pranimit reciprok të ndihmës në rast të katastrofës së madhe, me qëllim që në mënyre përkatëse të reagohet gjatë këtyre situatave.

“Përveç kësaj, marrëveshja është edhe njëlloj kontributi në avancimin e bashkëpunimit rajonal të Maqedonisë me shtet e afërta”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button