Aktiviteti “EU info”: Cilat janë përfitimet dhe rrugët drejt anëtarësimit në BE? (VIDEO)
Në kuadër të aktivitetit kulturor “EU info”, sot është prezantuar videoja nëpërmjet së cilës tentohet të jepet përgjigje për atë: “Cilat janë përfitimet nga anëtarësimi dhe cilat janë rrugët drejt anëtarësimit?”.
“Videoja është përmbledhje i eksperiencave dhe ekspertizave të një pjese të aktivistëve qytetar që janë të angazhuar në projekte të ndryshme të OJQ-ve”, deklaroi për Portalb.mk, autori i projektit Sulejman Rushiti.
EU info është projekt i mbështetur nga Ministria për Kulturë e Republikës së Maqedonisë dhe ka për qëllim hapjen e debatit në mes të të rinjve mbi vlerat e Bashkimit Evropian.