Interi, duel me United për Lucas

Interi është rikthyer me forcë në pistën Lucas, i cili është shndërruar në një prej emrave më të lakuar gjatë kësaj merkatoje.

Futbollisti i kombëtares braziliane është duke biseduar gjithashtu me Manchester United, por drejtori teknik i zikaltërve, Marco Branca, fluturoi në Sao Paolo ditën e mërkurë, në një përpjekje për të realizuar një “blitz” në merkato.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vetë presidenti Moratti ka qartësuar se Lucas është objektivi kryesor i sezonit, ndaj është i gatshëm që të bëjë edhe një sakrificë të rëndësishme ekonomike për të bërë për vete kartonin e mesfushorit.

Ndërkohë, përsa i përket operacioneve të tjera të merkatos së Interit, dy emra të rinj kanë nisur të qarkullojnë.

I pari është sulmuesi 25-vjeçar i Romës, Osvaldo, i cili duket se nuk ka më hapësirat që dëshiron pasi blerjes nga ana e klubit verdhekuq të të riut Mattia Destro.

Për të përforcuar krahët e mbrojtjes, zgjidhja duket se mund të jetë ajo e Rovston Drenthe, ish-Real Madrid, që pas një sezoni jo të mirë tek Evertoni ka prishur kontratën dhe është aktualisht një futbollist i lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button