Miratohet rezoluta e PSD-së për dialogun
Me 59 vota për dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo seancë ishte ishte paraparë të fillojë në orën 14 në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.
Këtë seancë e bojkotuan LDK dhe LVV, transmeton Kallxo.com.
Dukagjin Gorani nga PSD tha se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të jetë pronë e askujt por përgjegjësi e të gjithë neve.
Ahmet Isufi nga AAK-ja gjithashtu ka dhënë mbështetje për rezolutën nga grupi i tij parlamentar.
Bilal Sherifi tha se Nisma do ta mbështesë rezolutën.
Edhe në emër të AKR-së, Pacolli ofroi mbështetja për rezolutën
Danush Ademi nga 6+ tha se “do ta keni mbështetjen tonë për dialogun edhe pse nuk jemi pjesë e delegacionit”
Në orën 14 ishte paraparë të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.
Këtë seancë po e bojkotojnë LDK dhe LVV