Remenski: Prokuroria dhe Gjykata të vlerësojnë nëse ligji do të vlejë për personat që thirren në amnisti

Nënkryetarja e Kuvendit të Maqedonisë dhe bashkëudheqëse e Grupit Interparlamentar për Pajtim, Integrim dhe Reforma, Frosina Tashevska – Remenski deklaroi se grupi do të mblidhet javën e ardhshme që ta shqyrtojë tekstin e ligjit për amnisti të nëngrupit për pajtim, që e njëjta të transformohet në propozim-ligj dhe ta propozojë në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Është e rëndësishme që nëngrupi për pajtim dhe reforma nuk e mori rolin e Prokurorisë dhe Gjykatës që të vlerësojë dhe ta matë fajin, pasi që as kemi mandat, as i kemi dëshmitë dhe informatat me të cilat disponon  Prokuroria. Qëllimi ishte, nga njëra anë, të vendoset kornizë për përshkrimin e veprimeve lidhur me 27 prillin të cilat munden të jenë të amnistuar, ndërkaq nga ana tjetër të respektohet e drejta dhe obligimet e Prokurorisë dhe Gjykatës që ta udhëheqin procedurën deri në fund. Qasja individuale ndaj ligjit të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit gjithashtu është respektuar, gjegjësisht kërkesa që që deri te organi kompetent mund ta dorëzojë çdo i akuzuar për ngjarjet. Në atë procedurë Gjykata dhe Prokuroria e kanë të drejtën të vlerësojnë (në bazë të dëshmive) nëse ligji vlen për personin që thirret në amnisti, dhe çfarë vendimi do t’i japë. Gjithsesi, procedura ankimuese është e garantuar”, thekson Tashevska-Remenski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button