Shokuese: Nuk ka më rrymë me tarifë të lirë!

Energjia elektrike nga dita e sotme është shtrenjtuar për 10 për qind, por nga EVN përgatitën edhe një tronditje për qytetarët, me atë që e ndërprenë tarifën e rrymës së lirë. Siç qëndron në çmimoren e re të EVN-së, i cili hyn në fuqi nga dita e sotme, rryma e lirë të cilën qytetarët e shfrytëzonin nga ora 13 deri në 16 do të ndërpritet dhe kjo nuk do të vlejë më tutje. Vazhdon të mbetet vetëm tarifa e lirë e cila zgjat  prej orës 22 deri në orën 7 të mëngjesit.

Njëkohësisht rritet edhe çmimi i ngrohjes qendrore, e cila shtrenjtohet për 3,88 për qind për përdoruesit e kyçur në rrjetin e ngrohtores “Toplifikacija A.D.”, ndërsa ata të cilën janë të kyçur në rrjetin Shkup-Veri, rritja e çmimit të ngrohjes qendrore do të jetë për 3,75 për qind.

Komisioni rregullator vendimin e marrë e arsyeton me jo-likuditetin e “EVN Maqedoni” dhe me importin e jashtëzakonshëm të rrymës gjatë dimrit për të cilin ELEM ka harxhuar 30 milion euro. Arsyeja për rritjen e çmimeve të ngrohjes qendrore nga Komisioni thonë se është çmimi i lartë i mazutit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button