Konflikt me armë mes dy grupeve në Seravë, plagoset një grua

Dy grupe të armatosura kanë shtënë drejt njëra tjetrës para pak çastesh në lagjen Seravë të Shkupit, ndërsa jozyrtarisht si pasojë plagë truporë ka marrë një grua shqiptare, kalimtare e rastit.

Policia konfirmoi incidentin.

“Ka pasur të shtëna në rrugën ‘Prohor Pçinjski’ në Shkup, është shtënë drejt shtëpisë të një shkupjani 45 vjeçar. Motivi sipas të gjitha gjasave është borxhi” – tha zëdhësi i MPB-së, Ivo Kotevski për Portalb.

Sipas burimeve të Portalb, bëhet fjalë për grup të rinjsh të moshës rreth 20 vjeçare. Ende nuk dihet motivi i konfrontimit. Momentalisht njësitet e policisë gjenden në vendin e ngjarjes./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button